Kryeqyteti i Irlandës, Dublini, po përballet me një marshim me mijëra persona për të protestuar kundër operacionit ushtarak të Izraelit në Gaza.
Demonstruesit valëvitën flamuj palestinezë dhe mbanin pankarta kritike ndaj qeverive irlandeze, amerikane dhe izraelite.
Gjatë protestës u dëgjuan brohoritmat “Palestinë e lirë, e lirë”, ndërsa të tjerë kërkuan një armëpushim në Gaza.
Ata gjithashtu kërkuan dëbimin e ambasadorit izraelit në Irlandë dhe që qeveria irlandeze të mbështeste çështjen e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
Ndërkohë një protestë masive pro-Palestinës është organizuar edhe në Londër, teksa numri i pjesëmarrësve ka qenë i lartë. Deri më tani dy persona janë vënë në pranga, për shkak të trazirave që kanë shkaktuar.
Diskutime rreth kësaj post