Janë zbardhur debatet mes deputetëve demokrat në mbledhjen e grupit parlamentar. Në mbledhjen me dyer të mbyllura është diskutuar lidhur me aksionin e opozitës në parlament, për bashkimin e PD dhe të opozitës në tërësi.
Disa nga deputetët në mbledhje kanë kërkuar mbështetjen e tyre për ish-kryeministrin Sali Berisha me argumentin se demokratët duhet të mbrojnë figurat e tyre.
Ndërkohë, i ashpër ka qenë deputeti Dashnor Sula i cili ka ka kërkuar ngujim në parlament si dhe më pas edhe grevë urie.
Ai ka theksuar se mbështetjenndaj Berishës deputetët mund ta tregoijnë 10 minuta në pasdite para banesës, por gjatë ditës të bëhet opozitë e fortë ndaj qeverisë “Rama”.
Ndërkohë, kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi është ka qenë më i përmbajtur, por ka qenë dakrod për aksionin në parlament si dhe për pjekjet për të krijuar një koalicion të gjërë opoiztar.
Pjesë nga diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD
Bardhi: Aksioni ynë në Kuvend do të vazhdojë edhe ditën e hënë, edhe në çdo seancë, derisa të përmbushen kushtet tona. Pra dita e hënë, 15 janar kemi protestë. Mbi formën dhe nëse është momenti për përshkallëzim mund të diskutojmë. Ne kemi shprehur gatishmërinë për zgjidhje, por ka qenë Edi Rama që kërkon eliminimin e opozitës. Këtë e kemi të papranueshme dhe ne duhet të përballemi me këtë realitet. Nga ana tjetër, kemi dy çështje që duhet ti dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese. E para ligji special për grabitjen e Portit të Durrësit dhe faljen e pronës publike. E dyta, ligji për tatim fitimin për profesionistet e lira dhe shtresën e mesme, që parashikohet të paguajnë dyfishin krahasuar me oligarkët. Këtë pabarazi duhet ta godasim në Gjykatë dhe të mbrojmë interesin e 260 mijë qytetarëve. Gjithashtu, dua t’ju informoj mbi përpjekjet për bashkimin në një front të gjithë opozitës. Me aleatët po punojmë për një konfederatë bashkimi për të gjithë faktorët opozitarë. Të gjithë aleatët që janë në opozitë me Edi Ramën. Bashkë me Flamurin kam takuar Dukën, Mediun dhe Vasilin, ndërkohë që dje jam takuar edhe me Shpëtim Idrizin, që në parim nuk është kundër frontit opozitar por kërkon më shumë detaje sigurisht sesi do funksionojë kjo gjë. Po punojmë për një axhendë të përbashkët opozitare me të gjithë aleatët dhe do ua bëjmë të ditur.
Alizoti: Ne duhet të bëjmë partinë, duhet të bëjmë mbledhjet në seli, na duhet bashkimi real politik. Pastaj na duhet që secili deputet të shkojë në zonën e vet dhe të takojë qytetarët për problemet e tyre. Ne duhet të kemi një qëndrim si grup parlamentar për Berishën. Unë nuk kam qenë me Sali Berishën, as kam qenë ministër i tij, por duhet të mbrojmë figurat politike të opozitës.
Baci: Të bëjmë një rezolutë, ku të qartësohet mbrojtja ndaj kryetarit Sali Berisha dhe sulmi politik që po bën SPAK. Dhe ju duhet ta njihni që ai është kryetari jonë. Siç ne kemi njohur Gaz Bardhin si kryetar grupi, duhet njohur Sali Berisha si kryetar partie dhe sigurisht edhe sulmi politik që po i behet.
Bardhi: Nuk mendoj që ka nevojë për rezoluta. Duhet të merrni me çështjet që i takojnë grupit parlamentar dhe betejës tonë me Edi Ramën. Z. Berisha e ka bërë të qartë që nuk përfshinë grupin parlamentar në këtë çështje.
Nallbati: Edhe unë nuk mendoj që e ndihmojmë Sali Berishën me rezoluta. Sali Berishën, PD dhe opozitën e ndihmojmë vetëm duke forcuar partinë dhe duke mundur Edi Ramën. Të tjerat janë servilizma pa vlerë që nuk ndihmojnë askënd. Ne duhet të mendojmë sesi forcohet PD dhe opozita.
Sula: Së bashku me Bledjonin, Dhuratën dhe Korreshin e kemi diskutuar ashpërsimin e aksionit tonë opozitar. Në duhet të kalojmë në një nivel tjetër tani. Ne jemi që të futemi në ngujim në Kuvendin e Shqipërisë si masë paraprake dhe nëse s’ka reagim, të shkojmë në grevë urie dhe t’i qëndrojmë deri në fund, qoftë edhe të japim jetën aty. Unë jam i gatshëm. Sa i takon një çështje tjetër. Nëse juve doni të mbështesni Sali Berishën, e mbështesni 10 minuta, gjysmë ore në darkë, por gjithë ditën duhet të bëni opozitë. Nuk bëhet opozitë vetëm poshtë dritares së Sali Berishës. Nëse do bëni këtë opozitë, Rama në 2025 merr një numër treshifror deputetësh. Duhet të bëhemi alternativë, jo parti qokash personale.
Gjekmarkaj: Kam një lutje! Njeriu nga natyra është trim dhe frikacak, xheloz dhe paranojak, te tjetri sheh rrezikun dhe e do sa me të sigurte rrethin. Vetëmbrojtja primitive është instinkt bazik i njeriut. Por këtu duhet te vumë me një minimum respekti për njeri tjetrin. Secili flet per veten nga këndvështrimi i tij. Unë mund të jetoj pa politiken, pa PD dhe pa këtë grup siç PD dhe politika mund te jetojnë fare mire pa mua dhe pa të tjerë ketu. E kam dëshmuar ne jete qe ja dal edhe si individ. Një gjë duhet të jete e qarte, nuk kam kërkuar asgjë nga askush e s’kam ndermen te kërkoj, po ta harroje kushdo se mund të bëjë insinuata e shantazhe këtu. Me mua nuk ndezin fare po fare. Bie dakord me ato që tha Saimiri. Po për mua një gjë ta dijë kushdo ne çdo baze bashkimi apo bashkëpunimi, kam tre vija te kuqe, integritetin personal, nuk kam ndërmend te sulmoj kurrë ambasadoret e SHBA ne Tirane dhe SPAK-un. Do ta gjykoj rast pas rasti si institucion dhe jo organizate kriminale. Bashkimi është proces i cili ndërtohet mbi disa parime dhe koherenca. Nuk është çështje se ku behën mbledhjet e grupit. Ne jemi në një krize që kërkon ndryshim strategjie. Ne themi këto qe bën qeveria jane te papranueshme, po jane, po ndodhin. Duhet te masim distancën mes konceptit te pare dhe te dytit. Te shohim ku na nxjerr. Çfarë gjuhe duhet te përdorim. Se kemi deficite me gjuhen. Po hyjmë ne vit elektoral, kemi vetem nje teme apo kemi edhe tema te tjera, argumente, platforma ekip, apo do përqendrohemi vetëm tek arrestimi i Sali Berishes? Shume kush mendon qe kjo është nje padrejtësi. Personalisht kam mbajtur qëndrim publik per kete teme. Po Sali Berisha de fakto është shef i Opozitës dhe ne cdo rast kjo ngjarje është politike, por ne fokusin tone a do kemi vetëm këtë teme apo do tentojmë ti flasim shoqërisë? Per te dale ne baze askush nuk ka ndaluar askënd. Ky miti qe dikush ka njerez e tjetri ska eshte thjesht presion psikologjik ndaj njeri tjetrit. Po ne raport me njerzit jemi pak keq te gjithe bashke, se ngjarjet e treguan.
Ina Zhupa: Grupi jone do duhet qe te ulet edhe në mes vetes dhe me aleatët, në trajtën e federatës që të mund të japim propozimet tona për reformën zgjedhore. Propozimet e Lulzim Bashës i shërbejnë Ramës, mirë apo keq, ai është pozicionuar tashmë. S’mund të themi duam reformë, pa thënë se çfarë kërkojmë nga kjo reformë, kush janë ndryshimet dhe propozimet konkrete. Shqetesimi i dyte lidhet me mos mbylljen në këtë grup, por të nisim punën për programin dhe ekipin që do ju paraqesim shqiptarëve, në më pak se një vit janë zgjedhjet. Nuk vlen më t’ju themi shqiptareve sa keqqeveris dhe sa po shkatërron vendin Rama, se e ndjejnë dhe e dinë ndoshta më mirë se ne, por t’i themi çfarë do ofrojmë ne dhe si do e realizojmë. E shtroj këtu sepse nuk ju konsideroj thjesht si grup parlamentar por si formacion politik, që po bashkohemi, se ndryshe e thoja në kryesi të partisë. Ne duhet të bashkohemi në parti.
Diskutime rreth kësaj post