Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës të shpallë fajtor ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, për akuzën e korrupsionit dhe ta dënojë atë me 4 vite e 6 muaj burg. Për shkak se Gjici po gjykohet me procedurë të shkurtuar, nëse dënohet sipas kësaj kërkese, do të vuajë 3 vite heqje lirie.
1 vit e 6 muaj burg kërkoi SPAK për Alma Kaçin, për të njëjtën akuzë. Kërkesë që ulet në 1 vit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit u arrestua pas publikimit në rrjetet sociale të një video me përmbajtje erotike mes tij dhe 40-vjeçares, të bashkëpandehur. Në të njëjtën video, SPAK thotë se pas aktit seksual dëgjohen biseda të Gjicit dhe Alma Kaçit për një projekt të financuar nga Bashkia për rehabilitimin e qenve të rrugës.
Në vijim të këtyre bisedave, ish-kryebashkiaku i lë detyrë vartësit të tij të vijojë procedurat. Safet Gjici ka mohuar të jetë përfshirë në korrupsion duke pranuar lidhjen me 40-vjeçaren. Nga ana tjetër kjo e fundit thotë se videon e ka xhiruar vetë dhe qëllim nuk ka qenë korruptimi, por demaskimi i ish-kryebashkiakut.
Diskutime rreth kësaj post