Emisioni “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Sarandës, ku ka investiguar sesi familja e drejtoreshës së Kadastrës, Aida Demi ka përfituar tokë që më parë ka qenë det. Hoteli buzë detit i ndërtuar nga familjaret e Aida Demit mbi një truall të blerë me proces privatizimi në vitin 1992, gllabëroi një pjesë të konsiderueshme të bregut të detit, pjesë që u mbush me inerte dhe u kthye në tokë.
Me një kontratë shitblerjeje në 5 Korrik 2019, Ministria e Financave ia shiti atë familjes Demi duke e kthyer detin në tokë. Pas vetëm 4 ditësh, familja Demi merr certifikatën e pronësisë jo për 600 m2 sa bleu, por për 1325 m2.
Më pas, në vitet 2020 dhe 2021 dhe 2022, familja e Aida Demit ka marrë disa leje për ndërtimin e një objekti të ri dhe shtesë katesh për objektin ekzistues. Emisioni “Stop” ka mësuar se Aida Demi ka legalizuar dy kate pa leje të një objekti, për të cilat ka pasur urdhër prishjeje nga Bashkia dhe INUK.
Gazetari: Kjo është këtu!
Drejtoresha Aida Demi: Për leje legalizimi?
Gazetari: D.m.th, ka marrë leje legalizimi…
Drejtoresha Aida Demi: Jo s’kemi bërë leje legalizimi ne atje, kemi bërë procedurë nga bashkia, ka apo jo vendim prishje…shans jo për legalizim…
Gazetari: Nuk i ka legalizuar dy katet pa leje?
Drejtoresha Aida Demi: Jo, jo!
Gazetari: Ky objekti që ka dy kate pa leje shtesë.
Drejtoresha Aida Demi: Jo, jo vëlla! Po s’ka mo, s’ka.
Gazetari: Po ju çfarë keni bërë? Vetëm korrenspodencë me bashkinë për prishje.
Drejtoresha Aida Demi: Korrencpodencë me bashkinë, ka vendim prishje apo jo, sepse kemi detyrim ligjor që të fillojmë më pas të procedojmë.
Gazetari: Kanë kthyer përgjigje këta? (Bashkia Sarandë)
Drejtoresha Aida Demi: Jo, s’kanë kthyer…
Gazetari: Po si bëhet pastaj? Miratohet?
Drejtoresha Aida Demi: Jo, kur ka vendim prishje, jo!
Në lokalin e vëllait të drejtoreshës së Kadastrës, në cepin e lokalit është legalizuar një banjo që pasqyrohet si objekt në dokumentet e legalizimit.
Gazetari: Edhe për vëllain tënd thonë, që ka legalizuar banjot aty tek hoteli, që është…?
Drejtoresha Aida Demi: Jo, s’ka legalizuar banjot…
Gazetari: Dhe specialist që i ka bërë është kjo Ina Pepa…
Drejtoresha Aida Demi: Papa! S’janë banjo ato atje, ai është objekt.
Gazetari: Për këtë, këto nuk janë banjo?!
Drejtoresha Aida Demi: S’janë banjo ato, ai është objekt.
Gazetari: Po banjo ishin…, ato në cep fare?
Drejtoresha Aida Demi: Nuk janë banjo, janë objekte.
Gazetari: Po është bërë edhe në det.
Drejtoresha Aida Demi: Është bërë objekt, është bërë shumë shpejt si proces…
Drejtoresha Aida Demi: Nuk është bërë tani.
Gazetari: Tani është përfunduar?
Drejtoresha Aida Demi: Jo, s’ka përfunduar, nuk e di, nuk ia kam idenë. Nuk janë bërë në periudhën time sepse unë kam konflikt interesi.
Edhe në Ksamil, Aida Demi ka legalizuar objekte dhe ka dhënë truall në mënyrë të paligjshme, madje duke legalizuar edhe objekte që nuk ekzistojnë. Kjo ka ndodhur me certifikatën e pronësisë së Isuf Dariut apo dhe me atë të Taulant Mukës.
Drejtoresha Aida Demi: Isuf Dariu thotë 2369m2 dhe ka një ndërtesë 521m2, s’ka objekt,- thotë. Po ndërtesa si është 521m2?
Gazetari: Jo ka objekt, por është legalizuar i gjithë trualli. Si e ka marrë, kur s’ka godinë?!
Drejtoresha Aida Demi: Si s’ka godinë mo? Ka objekt…
Gazetari: Po ka objekt për 521m2 ndërkohë që ka marrë 2 mijë e ca…!?
Punonjësja e Kadastrës Romina: Kjo pjesa e shtetit dmth…
Drejtoresha Aida Demi: Legalizimin s’e kam bërë unë aty fare dhe legalizimi është i ligjshëm, përderisa është në ortofoto. Ka parcelë të gjitha, s’ka pse mos të regjistrohet.
Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra, thotë se ky rast është një këmbanë alarmi për të gjithë instancat më lart se Kadastra e Sarandës, teksa shton se kjo histori nuk mbaron me kaq.
Saimir Kodra: E gjitha kjo ishte një këmbanë e madhe alarmi për instancat më sipër se Kadastra e Sarandës. E gjitha kjo është një këmbanë alarmi për të gjithë instancat mbi Kadastrën e Tiranës, Shkodrës apo Vlorës që të ju jepen prioritet qytetarëve që kanë vendime gjykatash të formës së prerë për regjistrimin e pronave të tyre. Kthejini ata në pronarë dhe mos i zvarrisni me vite e vite sikur ç’po ju kërkojnë. Sikur po ju kërkojnë shtëpinë tuaj. Por nuk mbaron me kaq kjo histori. Sipas gojëve të liga, një raport i KLSH-së në Sarandë, 3-4 raste që gjetëm ne, 70 raste ka gjetur vetem KLSH-ja. Siç thonë gojët e liga, por unë nuk e besoj, zëre se nuk ta thashë.
Gentian Zenelaj: Me një të vajtur atje kanë gjetur 70?
Saimir Kodra: Pa godinë dhe pa gjë fare, legalizime.
Diskutime rreth kësaj post