Një ditë më parë në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, të ftuarit kanë diskutuar në lidhje me famën e personazheve të ndryshëm, qoftë nga televizioni apo nga rrjetet sociale.
Mes personazheve që fituan shumë famë ishin edhe ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”, të cilët sipas të ftuarve do e kenë të vështirë të ruajnë audiencën.
Mes tyre, gazetarja Malvina Duraku tha se fama e këngëtarit të njohur, Luiz Ejlli, u arrit jo nga talenti, por nga veprimet që bëri për vëmendje.
“Nuk është se jam anti-Luiz, se nuk e njoh. Thjesht nuk më pëlqejnë njerëzit që marrin vëmendje me budallallëqe. Njëherë gënjeu, njëherë mashtroi. Nuk e mori me talentin e tij aty, e mori duke i shkruar prapa një vajze”-u shpreh Duraku.
“Iu ofrua popullit shqiptar, ashtu siç donte populli shqiptar t’i vinte”, shtoi gazetarja e njohur, Juli Ristani.
Diskutime rreth kësaj post