Lulzim Basha është rikthyer në konferencë me gazetarët në selinë e PD, pas disa muajsh në heshtje.
Kreu i PD ndër të tjera ka folur edhe për mungesën në Parlament në seancën që u hoq imuniteti për ish-kryeministrin, Sali Berisha, ku tha se Parlamenti nuk funksionon si i tillë dhe nuk mund të shkonin në sallë vetëm për të ngritur dorën, por duhet të thonin edhe mendimet e tyre.
“Vendimi i PD i qartë, për këdo të kërkohet heqja e imunitetin do e votojmë, Alibeaj ishte në komision dhe e bëri të qartë vendimin. Në e dimë që Parlamenti nuk funksionon si i tillë. Atë ditë situata ishte e rënduar dhe shkoi ashtu si shkoi. Ne nuk mund të shkonim vetëm për të ngritur duart, por për të thënë edhe mendimet tona”, tha Basha.
I pyetur për mungesën e gjatë, Basha tha se 4 muajt e fundit kanë qenë intensive për të dhe për PD, ku është punuar për riorganizimin e partisë, hartimin e programit që është fazën e konsultimit me partnerët ndërkombëtarët, ndërsa ka theksuar faktin se ka qenë vetë personalisht në mbi 250 takime anembanë për të lidhur telat e këputura.
“Nuk i lidh ngjarjet me njëra tjetrën. 4 muajt e fundit, kanë intensiv për mua dhe PD. Kuvendi, riorganizimi partisë, hartim i programit, i cili ndodhet në fazën e konsultimit me partnerët si dhe një sërë angazhimesh të tjera në rafshin ndërkmbëtar. Kam qenë në mbi 250 takime anembanë takime, për të lidhur telat e këputura” shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post