Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat nga Shëngjini, ku po flet për mbledhjen e fillimvitit.
Ai u pyet nga gazetarët edhe për largimin e ministres Elva Margariti, e cila drejtonte Ministrinë e Kulturës.
Rama u shpreh se shkrirja tre ministrive në një, nuk u bë për të larguar ministren Elva Margariti nga ministria e Kulturës, por sipas tij, për të ndërtuar një strukturë të re që ka të bëjë me nevojën e vendit.
“Ministria e re nuk është krijuar për të larguar Margaritin, por për të ndërtuar një strukturë të re, dhe që kanë të bëjnë me nevojën e vendit për të ecur më shpejt duke thyer kufijtë tradicional. Në kohën kur ekonomia jonë, sektori institucional që mbulon ekonominë, ka nevojë për një shtysë të re të fortë sepse janë një sërë sfidash që duan një vëmendje të veçantë. Inovacioni do një udhëheqje dhe një drejtim që nuk mund ta bëjë kush tjetër si ministria e ekonomisë, që duhet ta mbështesë”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post