Aktorja e mirënjohur turke Hande Erçel e njohur për publikun si ‘Eda’ në serialin ‘Dashuria është në ajër’, dhe biznesmeni Hakan Sabanci do të martohen në verë. Çifti, sipas lajmeve të fundit, ka nisur përgatitjet. Ata po shohin për vendin e dasmës, por edhe shtëpinë ku do të jetojnë pas martesës.
Në fakt, aktorja dhe biznesmeni kanë dashur të bëjnë një dasmë të thjeshtë jashtë Turqisë, por pengesa ka qenë nga familja e Sabanci, pasi ka dashur ta martojë djalin me një dasmë madhështore në Stamboll.
Hande Erçel, e njohur për historinë me emra të njohur të shoëbiz-it, si Mehmet Dinçerler, Kerem Bursin, Murat Dalkiliç, më në fund, duket se e ka ndaluar zemrën te biznesmeni Hakan Sabanci.
Dyshja, në fillim të lidhjes i mohoi akuzat për një romancë, por më pas të dy e pranuan lidhjen e dashurisë te miqtë dhe armiqtë me postimet e tyre në rrjetet sociale, madje arritën të merrnin vëmendjen e të gjithëve me çdo hap që hidhnin.
Hande Erçel dhe Hakan Sabanci, të cilët janë bashkë prej rreth një viti, e festuan vitin 2024 në Bali dhe gjatë pushimeve kanë vendosur që të hedhin një hap të ri në marrëdhënien e tyre.
FOTO
Diskutime rreth kësaj post