Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një deklaratë për mediat këtë të martë akuzoi kryeministrin Edi Rama se po sulmon vijën e liqenit të Pogradecit, me ndërtime.
Ai shtoi se Rama pasi e ndau copa-copa jugun, duke ia dhënë ‘investitorëve strategjikë’, familjarëve të qeveritareve, klientëve të tij, tani i është sulur vijës liqenore të Pogradecit.
Sipas Boçit, kullat në Pogradec po i ndërton investitori që ka projektuar ndërtimin e kullave në Tiranë dhe që është kallzuar nga PD në SPAK.
“Po sjell edhe dy fakte interesante për mediat sepse duhet të bëjmë edhe sqarimet përkatëse. Ndoshta na akuzojnë ndonjëherë se jemi kundër biznesit. Jo, aspak, PD është parti e djathtë e përkrahjes dhe mbështetjes së biznesit, por biznesit të ndershëm dhe jo klientelës pranë kryeministrit që abuzon me hapësirat publike dhe ndikimin e kryeministrit.
Investitori në fjalë që ka projektuar ndërtimin e këtyre kullave është i kallëzuar në SPAK për 7 katet pa leje në sheshin Skënderbej dhe për kullën në godinën e ish-Policisë Bashkiake të Tiranës, të marrë në kundërshtim me të gjitha ligjet si leje ndërtimi po nga ky ndërtues.
Dhe për këtë rast është i kallëzuar nga SPAK nga zoti Belind Këlliçi. Pra ka dy kallëzime në SPAK. Këta janë investitorët strategjikë që Rama i stimulon dhe që Rama i përdor dhe me të cilët bashkëpunon për të rrëmbyer hapësirën publike dhe për ta përdorur në ato forma që unë parashtrova.”, deklaroi Boçi.
Diskutime rreth kësaj post