Reshjet e dëborës në qarkun e Korçës, kanë vijuar reshjet në formë llohe(me shi) ka pasur në aksin nacional Korçë-Ersekë më konkretisht në Qafën e Qarrit, por që nuk janë shënuar probleme.
Në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë trashësia ka shkuar 10 cm.
Kontraktorët ndodhen në terren.
Raportohet se 3 borëpastruese ndodhen në Dardhë, 2 në Voskopojë dhe 3 në Qafën e Qarrit, ndërsa pjesa tjetër ndodhen të shpërndara në gjithë qarkun e Korçës dhe janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të krijuar nga moti.
Temperaturat gjatë natës kanë qenë të ulëta, e pritet që edhe dy ditët në vazhdim të jenë të tilla, ndaj drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në segmente me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë e të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Mjetet borëpastruese do të vijojnë punën pa ndërprerje në çdo aks të qarkut tonë, për të siguruar që ato të jenë të kriposura e pastruara nga dëbora, për të garantuar qarkullim pa probleme.
Diskutime rreth kësaj post