Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në përgjigje të interesit të mediave foli për kërkimet e naftës në Shpirag.
Ajo theksoi se tashmë është provuar se rezervuari është aty, ndërsa theksoi se synimi dhe dëshira është që të ketë rreth 300 mijë fuçi në ditë, një sasi kjo, e cila për Ballukun mund t’i përgjigjet fondit sovran dhe nevojave të buxhetit të shtetit.
Ajo shtoi se më 31 mars do jetë testimi final dhe pas kësaj date do të qartësohet e gjithë situata mbi këtë proces kërkimi.
“Shpimi në Shpirag ka qenë I vështirë, sepse flitet për një formacion gëlqeror, sepse vetëm gjatë hyrjes është dashur shumë punë,. por tërheqja e sondës jashtë ka qenë sfiduese. Është vërtetuar fakti që kemi Rezervuari është aty, me sasitë e parashikuar, sfidash jonë është te rrjedhave, që duhet ti përgjigjet atyre 100 mijë fuçive në ditë, por në presim 300 mijë fuçi, që të kem impaktin për fondin Sovran dhe buxhetin e shtetit. Në 31 mars do kemi në fazat e testimit final dhe një deklaratë publike”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post