Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Rama për të shkrirë dy ministri, Ekonominë dhe Kulturën për të krijuar dikasterin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në krye të së cilës ka propozuar Blendi Gonxhen.
Për Zhupën “bashkimi i kulturës me ekonominë tregon zyrtarizimin e trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu dhe koncesioneve si metodë pune”.
Sipas saj “Shqipëria e trajtuar si plaçkë, ku nuk shpëton as kultura, shprehet qartësisht me këtë vendim”.
Sa i takon ministres në largim Elva Margariti, deputetja demokrate thotë se do ta votojë me të dyja duart që të largohet, ndërsa i kujton asaj se është kurban i radhës.
Ndërsa për ministrin e ri të propozuar, Blendi Gonxhe thotë se opozitën do ta ketë përballë hap pas hapi.
“Udhë të mbarë Elva Margariti, nuk do na mungosh fare, të përdorën si vrasëse të kulturës dhe të hodhën poshtë duke të shkrirë edhe ministrinë. Je kurbani i rradhës.
Tani vazhdo edhe ca ditë në bordin e koncesionit të Butrintit sa të dali vendimi i rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese dhe turpin ta lajnë me heqjen tënde.
Do votoj me të dyja duart që të ikësh ti nga kultura.
Gonxhja i Ramës do jetë edhe më keq se Margariti jam e bindur por përballë do na ketë hap pas hapi”, shkruan deputetja Ina Zhupa.
Diskutime rreth kësaj post