Zbardhen dëshmitë tronditëse të dy fëmijëve të mëdhenj të Xhemal dhe Bedrie Lokës, ku kjo e fundit në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen hetimore ku jepet dëshmia e djalit dhe e vajzës.
Djali i çiftit tha se babai i tij teksa ishte në Greqi një vit më parë e ka kërcënuar nënën duke i thënë se; do ta bënte që të vriste veten.
Ndërmjet bashkëshortëve Loka konfirmohet edhe nga deklarimet e fëmijëve të tyre. Në deklarimet e tij të datës 05.01.2024, djali i çiftit Loka pohoi se natën që nëna e tij tentoi vetëvrasjes mes prindërve ka pasur debate të forta. “Mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri tjetrin e nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet. Gjithmonë debatonin. Madje dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ata bënë një debat të fortë me mamin … se nuk e lejonte mamin të shkonte të shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19 pak a shumë, deri në orën 23:00. Babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit më parë, ka marrë në celular mamin dhe i ka thënë që; unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”, duke theksuar “shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im … mami ka pasur konflikte të herë pas hershme me babain.”.
Diskutime rreth kësaj post