Një i ri ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme pas të shtënave me armë zjarri në Vlorë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Cakërri”, ndërsa 22-vjeçari Gëzim Sinomati është qëlluar në banesën e tij.
Sakaq, në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për kapjen e autorit të vrasjes i cili dyshohet se është larguar në këmbë.
Diskutime rreth kësaj post