Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka reaguar ndaj analizës së shpenzimeve buxhetore. Sipas Vasilit ky është skandal pasi arsimi dhe shëndetësia po financohen më pak ndërsa inceneratorët më shumë.
Postimi i plotë i Vasilit:
Skandal, Arsimi dhe shendetesia financohen me pak, inceneratoret me shume!
Ne dukje e pabesueshme, por e vertete.
Dy sektoret me jetike si arsimi dhe shendetesia financohen me pak nga qeveria e Edi Rames.
Ne kontrast tragjik me to financohen me shume inceneratoret dhe lloj lloj koncesionesh e tenderash njeri me korruptiv se tjetri.
Pas Covidit dhe pasojave katastrofike shendetesore qe ai i la, veprimi me i natyrshem sa njerezor aq edhe strategjik do te ishte nje rritje drastike e financimit te shendetesise.
U pa qarte qe shqiptaret mbeten vetem pa ndihmen e qeverise ne pandemi. Qindra milion euro i paguan nga xhepat e tyre te varfer.
Mijra jete njerezish u humben dhe mjaft prej tyre ne spitale jashte vendit.
Teknologjite, barnat dhe mjetet baze mbrojtese munguan.
E megjithe kete financimi ne shendetesi ulet.
Ne arsim situata eshte katastrofike.
Analfabetizmi funksional rritet me galop, pra Shqiperia po shnderrohet ne nje bashkesi injorantesh me deftesa e diploma.
Testi i Pizes ishte nje prove dramatike.
Niveli i mesimdhenies eshte ne pikiate aq sa edhe arsimi i diktatures se para viteve 90 duket shume me pozitive.
Nje qeverisje te tille te krimbur ne korrupsion te zhytur ne propagande histerike nuk e gjen gjekundi.
Rezultatet, indikatoret dhe faktet flasin shume qarte dhe asgjesojne çdo propagande.
Shqiperia po shkon drejt nje gremine shume dimensionale dhe demi i krijuar nga keta zululandas rilindas do te shtrihet ne dhjetevjecare qe vijne.
Mos prisni kurre ndryshim prej ketyre.
Kur hajduteria, injoranca dhe ligesia behen bashke si ne rastin e qeverisjes se Edi Rames vetem gjëma dhe bëma te tilla do te degjoni.
Diskutime rreth kësaj post