Këtë të shtunë, kemi në studion e emisionit “Rudina” në Tv Klan, 4 stërgjyshë, të cilët do të na rrëfejnë për marrëdhënien e tyre të bukur me nipërit dhe stërnipërit.
I ftuar ishte edhe Vilson Gjoça, aktor humori, i cili në fillim habiti me deklaratën e tij se ishte bërë stërgjysh në moshën 30-vjeçare, por më vonë, ai e shpjegoi edhe arsyen e kësaj deklarate.
Vilson Gjoça: Unë jam bërë stërgjysh që kur kam qenë 30 vjeç. E besoni?
Rudina Magjistari: Po e besoj, se e kuptova.
Vilson Gjoça: Pse jam bërë stërgjysh? Sepse kam luajtur rolin e babagjyshit nja 20 herë. Edhe të gjithë ata për mua ishin stërnipër dhe stërmbesa.
Rudina Magjistari: Sa herë që bëheshin programe televizive për fëmijë, babagjyshi ka qenë fiks zoti Vilson, që shndërrohej.
Vilson Gjoça: Hë pra.
Rudina Magjistari: Ai është, nëse e mbani mend në të gjitha ato programet e famshme të atyre viteve. Ka qenë programi që përgatitej në pritje të programit të madh të natës, të ndërrimit të viteve. Ja babagjyshi, e kemi sot në studio.
Vilson Gjoça: Edhe këtë vit, atë natën e Vitit të Ri që festuam ne, pra pritjen e 24-ës, unë me vullnetin tim të mirë, u vesha si babagjyshi dhe trokita nëpër dyert e familjarëve të pallatit ku jetoj. Dhe ju bëra një surprizë.
Rudina Magjistari: Fantastike!
Vilson Gjoça:” Ju fala dhurata, por ca të njoma, ca të thata.” – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post