Edi Rama është prej 10 vitesh kryeministër i Shqipërisë. Ai ka pasur një karrierë të larmishme përpara përfshirjes në politikë. Ai ka qenë pedagog i pikturës në Akademinë e Arteve, lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit, publicist si dhe autor i dy librave; “Refleksione” së bashku me Ardian Klosin dhe “Kurbani”.
Gjatë gjithë kësaj kohe ai dhe qeveria e tij, janë akuzuar shpeshherë për vjedhje në tendera, apo shpërdorim të parave të buxhetit të shtetit. Faktet vazhdon t’i provojë SPAK, pasi me goditjen që u ka bërë së fundmi bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë është treguar se ata kanë vendosur në mënyrë abuzive pasuri marramendëse. Vetë Rama ka hequr përgjegjësinë nga vetja duke i akuzuar se kanë “ngrënë dardha pas shpine”. Por nëse shohim pasurinë e Ramës gjithë këto vite shohim se ajo është shtuar dhe shoqërohet dhe me mistere. Gazeta “SOT” ka siguruar nga IDKLPI deklaratën e pasurisë të familjes “Rama” për vitin 2022. Aty kreu i qeverisë ka deklaruar vetëm pagën si kryeministër dhe mbi dy mijë euro nga të ardhurat si artist. Ndërsa bashkëshortja e tij Linda Rama dhe djali, Gregor Rama kanë deklaruar të ardhura të larta.
Pasuria e Edi Ramës për vitin 2022:
Aseti: Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 100,988.90 ALL. Të ardhura nga krijimtaria artistike. Shuma Neto: 2,274.60 euro. Të ardhura nga paga si kryeministër, Shuma Neto: 2,036,306.00 ALL. Pasuria e Linda Ramës: Tipi i pasurisë: Arë. E regjistruar, Data e regjistrimit: 05/12/2022. Tipi i të drejtës: Pronar. Vlera e pasurisë: 25,000.00 EUR Sipërfaqja totale e asetit: 500.00 m2 Pjesa takuese: 100 %. Vlera takuese: 25,000.00 EUR Sipërfaqja takuese: 500.00 m2. Adresa: Shqipëri. Pasuri e paluajtshme Detaje: Tipi i pasurisë: Arë. E regjistruar, Data e regjistrimit: 05/12/2022 Tipi i të drejtës: Pronar. Data e transaksionit: 18/11/2022 Vlera e pasurisë: 30,000.00 EUR Sipërfaqja totale e asetit: 600.00 m2 Pjesa takuese: 100 %. Vlera takuese: 30,000.00 EUR Sipërfaqja takuese: 600.00 m2. Nuk është lënë si Kolateral Burimi i Krijimit: Te ardhura nga paga, Shuma: 30,000.00 euro. Gjendje cash. Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera: 60,000.00 ALL. Burimi i Krijimit: Të ardhura, Shuma: 60,000.00 ALL. Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 3,734,236.00 ALL. Gjendja deri në datën: 01/01/2022 Data e mbylljes: 31/12/2022. Të ardhura të tjera Punësimi dhe Ekspertiza. Nga data: 01/01/2022 Në datë: 31/12/2022. Shuma Neto: 7,951,661.00 ALL. Të ardhurat e Gregor Ramës për vitin 2022: Pasuri e paluajtshme Detaje: Tipi i pasurisë: Garazh. Vlera e pasurisë: 1,000,000.00 ALL Sipërfaqja totale e asetit: 22.00 m2 Pjesa takuese: 100 % Vlera takuese: 1,000,000.00 ALL Sipërfaqja takuese: 22.00 m2 Tipi i dokumentit: Kontratë shitje Data e dokumentit: 30/08/2022. Burimi i Krijimit: Të ardhura, Shuma: 1,000,000.00 ALL. Pasuri e paluajtshme Detaje: Tipi i pasurisë: Apartament E regjistruar, Data e regjistrimit: 06/09/2022 Tipi i të drejtës: Pronar Data e transaksionit: 30/08/2022 Vlera e pasurisë: 9,500,000.00 ALL Sipërfaqja totale e asetit: 99.50 m2 Pjesa takuese: 100 % Vlera takuese: 9,500,000.00 ALL. Dokumenta. Tipi i dokumentit: Kontratë shitje Data e dokumentit: 30/08/2022/ Burimi i Krijimit: Të ardhura, Shuma: 9,500,000.00 ALL Te ardhura nga veprimtaria ime artistike. Gjate vitit 2022 jane depozituar te ardhura nga shitja e dy veprave te mia me vlere neto 75.000 euro dhe 42.483 euro. Llogari bankare Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 106,280.00 ALL. Gjendja deri në datën: 31/12/2022. Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 6,276.92 EUR. Gjendja deri në datën: 31/12/2022. Fonde investimi Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 7,391.85 EUR. Gjendja deri në datën: 31/12/2022.
Ja si ka ndryshuar pasuria e Ramës ndër vite
Deklarimet e para pranë Inspektoratit të Lartë të deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive janë bërë për vitin 2003. Në këtë vit Rama ka deklaruar një apartament parafabrikat 1+1 të përfituar nga privatizimi pas rrëzimit të regjimit komunist. Më tej ka deklaruar një studio artistike të trashëguar nga babai i tij, si dhe një numër koleksionesh artistike. Gjithashtu pjesë e deklaratës janë disa kursime cash në vlerën e 3.5 milionë lekëve dhe paga si kryetar bashkie dhe anëtar i KRRT. Në këtë vit Rama ka deklaruar dhe marrjen e një kredie me vlerë 2.5 milionë lekë. Më pas prej vitit 2004 dhe deri në vitin 2007 kryeministri ka deklaruar vetëm të ardhurat si kryetar i Bashkisë Tiranë. Në vitin 2008 ai ka deklaruar 2 llogari bankare dhe pagën e tij si kryetar bashkie. Deri në vitin 2010 ka vijuar e njëjta situatë ku janë deklaruar 2-3 llogari bankare në vlera të ulëta dhe paga si kryebashkiak. Por po në këtë vit kryeministri ka deklaruar dhe pasurinë e bashkëshortes së tij, zonjë Lindita Rama. Ajo ka deklaruar apartament me sipërfaqe 146.15 m2 tiranë, vlerë rreth 19 milionë lekë. Garazh me sip 17 m2, me vlerë rreth 1.3 milionë lekë; Tokë arë në Surrel, 2582 m2, 500.000 lekë; Tokë arë në Surrel, 1995.5 m2, 586.650 lekë; Llogari bankare në Intesa San Paolo, 4.952 euro; Depozitë në Intesa San Paolo, 19.500 euro; Depozitë në Intesa San Paolo, 50.03 euro; Llogari në Intesa San Paolo, 153.91 euro; Llogari në Union Bank, 165 CHF (Franga Zvicerane); Kontratë huaje pa interes, 30 mijë euro; Kontratë huaje pa interes, 40 mijë euro; Paga nga mësimdhënia në UET, 3.423 euro; Paga në Qendrën për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor, 540.000 lekë+9.850 euro dhe 2.200 USD; Kryetare bordi në Open Society Fundation, 624.000 lekë; Apartament dhënë me qera, 19.440 euro dhe Pagesë për shkollimin e vajzës, 8.000 CHF.
Pasuria si kryeministër
Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Rama deklaron pasuri me vlerë 6 milionë lekë dhe deri në fund të vitit 2018, pasuria familjare ka shënuar rritje me 16 herë, duke kapur vlerën e 100 milionë lekëve. Në fund të vitit 2018, pasuria familjare e Z. Rama përbëhet nga 73 milionë lekë pasuri të patundshme, 17.2 milionë lekë likujditete bankare, huadhënie prej 9.7 milionë lekësh, automjet me vlerë 400 mijë lekë si gjendje cash prej 182 mijë lekësh. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 94.3 milionë lekë, nga të cilat paga e Z.Rama është në masën 27% dhe të ardhurat nga puna e bashkëshortes 38%. Rreth 16% e të ardhurave kanë si burim qiratë, 9.5% punën artistike të Z.Rama dhe shitjen e librit “Kurban” si dhe 8% kanë si burim të ardhurat e krijuara nga i biri nga shitja e veprave të artit. Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme. Në periudhën 2003-2018, Edi Rama ka shkëputje nga funksioni publik dhe detyrimi ligjor për të deklaruar pasurinë nga korriku 2011 deri në shtator 2013. Pas zgjedhjes si kryeministër, Rama dhe bashkëshortja e tij rideklarojnë pasurinë e plotë në tetor 2013, e cila është shtuar me 44,736,099 lekë krahasuar me vitin 2011. Ndërkohë, burimet e deklaruara në rubrikat përkatëse janë të pamjaftueshme për të mbuluar shtesën e aseteve në shumën 29,641,593 lekë. Shtëpia e banimit në komunën Dajt në bashkëpronësi me bashkëshorten është deklaruar për herë të parë në vitin 2013 me vlerë 39,607,741 lekë dhe përbën zërin kryesor në shtesën e aseteve. Rama deklaron se ka dorëzuar në ILDKPKI dokumente shtesë si leje ndërtimi dhe dokumente mbështetëse për burimin e krijimit, por në rubrikat përkatëse të formularit nuk rezulton burimi i krijimit të kësaj pasurie. Në tetor 2013, subjekti deklaron se ka një detyrim të pashlyer për shtëpinë ndaj shoqërisë së ndërtimit në shumën 12,056,241 lekë “në pritje të miratimit të një kredie bankare”. Kredia bankare me vlerë 80,000 euro është lëvruar më 22 tetor 2013, me afat shlyerje 10 vjet. Në analizën statistikore të pasurisë janë përfshirë edhe dy huadhënie të deklaruara nga Linda Rama në vitin 2010, në vlerat 30 mijë euro dhe 40 mijë euro. Këto hua nuk deklarohet të jenë kthyer deri në fund të vitit 2018. Në vitin 2012, Z.Rama ka bërë rivlerësimin e një apartamenti banimi ‘parafabrikat 1 + 1, me sip 59 m2’, i përfituar nga privatizimi, sipas çmimit fiskal në vlerën 5,422,000 lekë. Apartamenti është shitur në vitin 2017 në shumën 5,000,000 lekë.
Diskutime rreth kësaj post