Moderatorja e emisionit investigativ “Piranjat”, Dojna Mema ishte e ftuar në emisionin “Oxygen”, ku një deklaratë e saj është bërë virale. Dojna foli për ‘mbipopullimin’ e ekraneve shqiptare nga vajzat e Instagramit duke nënkuptuar që po shkelin në televizione vajza të patalentuara.
Por këtë deklaratë nuk e ka pritur mirë ish-banorja Big Brother Rike Roçi, e cila ka shpërthyer në një koment ndaj Dojnës.
“Harroj kjo qe cuni babit … i vente 500 euro ne ball dhe ju benin syte me zemra kesaj …I urrej vajzat qe bejn si moraliste dhe pastaj nga mbrapa jan me keq” – komenton Rike në videon e postuar ku më pas dhe është fshirë komenti.
Ajo i referohet këtyre pamjeve të cilat janë bërë vite më parë, kur Dojna Mema intervistoi Erik Fullanin gjatë një videoje Live./albeu.com
Diskutime rreth kësaj post