Meterologu Akil Osmani ka zbuluar si do të jetë kjo javë e parë e muajit janar. Në një lidhje televizive ai ka treguar se deri ditën e shtunë do të mbetemi nën ndikimin e motit të paqendrueshëm.
Sipas meterologut, nga dita e diel do të kemi ndryshim të masave ajrore.
“Ka nisur janari në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat kanë krijuar mundësi për reshje shiu herë pas here në formën e rrebesheve, të fokusuara në zonat veriore. Pritet që deri ditën e shtunë të mbetemi nën ndikimin e motit të paqendrueshëm, duke bërë që vranësirat e shpeshta të jenë prezente dhe të krijojnë mundësi për reshje shiu. Ndërkohë, pritet që temperaturat të jenë të larta.
Ditën e shtunë në fakt pritet të kemi dhe problematikë parametrin e erës.
Në fakt, përsa i përket janarit, sinjalet janë që duke filluar nga dita e dielë të kemi ndryshim të masave ajrore. Do të kemi masa ajrore të ftohta, të cilat do të zbresin nga veriu i kontinentit europian drejt jugut duke prekur kështu dhe vendin tonë, gjithashtu duke bërë që të kemi rënie të temperaturave të ajrit. Do të fillojë rënia e tyre që nga dita e diel”, u shpreh Osmani.
Diskutime rreth kësaj post