Avokati Edmond Petraj ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha gaboi, pasi nuk respektoi vendimin e gjykatës dhe si pasojë iu shtuan akuzat.
I ftuar në një emision televiziv, ai tha se Berisha mendoi se do ta kalonte lehtë, por nuk ndodhi kështu.
Sipas avokatit, në rast se Berisha shkel dhe masën e “arrestit shtëpiak”, do të përfundojë në burg dhe mosha nuk përbën problem.
“Mendoj që kjo situatë ka mbaruar dhe sado që të përpiqen ta kanalizojnë politikisht nuk ka më vlerë. Berisha është i akuzuar dhe tani i është shtuar dhe akuza për mosrespektim të vendimit të Gjykatës. Tashmë ai e kishte më të lehtë të shkonte në gjykatë dhe të pranonte masën e duhur. Në momentin që ai nuk e respektoi, gjithçka ndryshoi.
Në rastin në fjalë, nuk ka pse, pasi flitet për një Berishë që ka një figurë shumë të rëndësishme në politikë. Ai e mori me të qeshur, por nuk duhej kështu. Për mendimin tim, Berisha gaboi dhe them se do të gabojë prapë. Edhe te ajo dalja në ballkon gaboi.
Procedura ka një formë të tillë, nëse shkelet dhe nuk zbatohet vendimi i Gjykatës, ajo quhet përsëri vepër penale. Nëse ai e thyen këtë shkon në burg, sepse në burgjet shqiptare ka dhe 95-vjeç. Mosha nuk është pengesë”, u shpreh Petraj.
Diskutime rreth kësaj post