Në arrest shtëpie, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë mesazhin e tij të parë politik. Ai thotë se këtë 1 janar 2024, Shqipëria është zgjuar si Bjellorusia, me një pushtet në duart e një njeriu, referuar këtu akuzave të herëpashershme ndaj kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, ai thotë se ky 1 janar është një ditë shprese, për një fillim të ri.
“Gëzuar miq. Shqipëria u gdhi sot si Bjellorusia! Por Viti i Ri është fillim i ri, shpresë e re. Betejë pa kthim. Fitore”, shkruan Berisha.
Ish-kryeministri është në arrest shtëpie nën mbikëqyrje policore. Ai akuzohet për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani. Berisha thekson se ky është një gjyq politik që po bëhet me qëllim eliminimin e diktaturës.
Diskutime rreth kësaj post