Fredi Beleri fituesi i zgjedhjeve në Himarë ka marrë leje këtë të dielë të jetë prezent në ceremoninë mortore të gjyshes së tij të ndierë.
I shoqëruar me efektivë të policisë dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë deri tek varri i gjyshes së tij. Me syze dielli për të mbuluar sytë. Me makinë policie deri tek varrezat e Himarës. Kështu ka mbërritur Fredi Beleri, ndërsa shumë qyttar nisën të brohorisnin në përkrahje të tij.
E gjithë ceremonia u zhvillua nën masa të rrepta sigurie e me forca policie të pranishme. Me qindra qytetarë të Himarës dhe simpatizantë ishin prezentë duke bërë thirrje për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
Diskutime rreth kësaj post