Gazetari Artan Hoxha është shprehur se nëse do ta burgosnin ish-kryeministrin Sali Berisha, ai do të bëhej lider burgu. I ftuar në Euronews Albania, Hoxha tha se e vetmja mënyrë për ta nxjerrë Berishën nga skena politike, është në këtë mënyrë, pra ta lësh jashtë vëmendjes.
Ai tha gjithashtu se duke parë vendimin e djeshëm për Berishën, edhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i PL Ilir Meta, duhet të kuptojnë që nuk janë më të paprekshëm.
“Nga dje Shqipëria ka kaluar në një etapë tjetër, dita e djeshme është një vijë demarkacioni. Unë mendoj që pas vendimit të djeshëm, Berisha ka një avantazh të moshës për të mos shkuar në burg.
Berishën po ta Berishën po ta çosh në burg merr drejtimin e burgut ai. I duhet vetëm një javë kohë. Berishën e nxjerr jashtë loje në këtë formë, duke mos i dhënë mundësinë për të qenë heroi.
Meta dhe Rama janë të rinj në moshë dhe ligji nuk i favorizon. Ata duhet ta kuptojnë se nga dje janë të cënueshëm, nuk janë më të paprekshëm. Kur ky vendim u mor për Sali Berishën, njeriun që ka dominuar skenën politike, të gjithë të tjerët janë të prekshëm”, tha Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post