Kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri iu është dhënë 6 orë leje për të marrë pjesë në një varrim.
Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë një leje të posaçme, pasi Beleri bëri kërkesë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të një familjari të tij.
Lajmi se Fredi Beleri do të lërë për pak orë qelinë është konfirmuar nga avokati i tij, Geni Gjyzari, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Ndërkohë Drejtoria e Burgjeve shprehet se janë marrë masat për shoqërimin e Belerit, i cili ndodhet në qeli prej 12 majit.
Kërkesa e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës për t’u lejuar të betohet ose për zëvendësim të masës së sigurisë janë rrëzuar nga gjykata.
Diskutime rreth kësaj post