Edhe pak orë na ndajnë nga çasti i ndërrimit të viteve, e pikërisht kjo natë është një ndër festat kryesore në vendin tonë. Të shumtë janë ata që zgjedhin për ta festuar këtë festë në klube, për të shijuar atmosferën deri në orët e para të mëngjesit.
Por nëse për shumicën, kjo është një mundësi për t’u zbavitur, për artistët është natyrisht një natë e mirë për të bërë biznes të majmë. E tillë do të jetë situata edhe këtë vit, ku disa prej artistëve më në zë janë pronotuar tanimë në klube të ndryshme, për ta bërë këtë natë magjike, për të gjithë publikun që do të zgjedhë ti dëgjojë live.
Ajo që bie në sy, këtë vit ndryshe nga herët e tjera, është fakti se thuajse të gjithë artistët kanë zgjedhur që të jenë në Shqipëri për natën e ndërrimit të viteve. Konkretisht, Ledri Vula, do të jetë i ftuar për të kënduar në Vlorë, dhe shuma e marrë për një koncert në fundvit, kap vlerën e 20 mijë eurove.
Nga sa paguhen artistët natën e ndërrimit të viteve, këngëtarët kosovarë të preferuarit në Shqipëri ana tjetër, Noizy, një prej artistëve më të dashur për publikun, do të jetë në Tiranë dhe do të marrë po 20 mijë euro për natën e ndërrimit të viteve. Ndryshe nga pak vite më parë, Noizy do të ndalojë vetëm në një koncert këtë natë, ndërkohë që vitet e shkuara, ka pasur edhe 2 koncerte në natën e ndërrimit të viteve, duke dyfishuar kështu pagesën e tij.
Një artiste që ka rritur ndjeshëm pagesat e saj, pas sukseseve të fundit është edhe Dafina Zeqiri. E cilësuar si një ndër këngëtaret femra më të pëlqyera aktualisht, artistja kosovare do të jetë në Tiranë dhe do të marrë 20 mijë euro natën e ndërrimit të viteve.
Ajo që na ra në sy ishte pikërisht mungesa e Luizit në postimet për natën e ndërrimit të viteve. Ndoshta artisti ka zgjedhur që këtë natë ta shijojë pranë familjes, ose publikimi i vendit ku do të këndojë, nuk bën pjesë në pagesat e majme që artisti këndon. Megjithatë, ajo që dihet është se Luizi aktualisht është këngëtari më i paguar për netët live, ndaj edhe nëse do të ngjitet në skenë natën e ndërrimit të viteve, pagesa do të jetë më e lartë se e kolegëve.
Një tjetër emër që nuk ka ende një destinacion për ndërrimin e viteve është edhe Elvana Gjata. Si një nga artistet më të pëlqyera, Elvana rrjedhimisht është edhe ndër më të ndjekurat e pëlqyerat në netët live, por deri më tani, ajo nuk ka njoftuar nëse do të jetë në skenë atë natë apo jo.
Sakaq ka edhe nga ato personazhe që ndryshe nga vitet e shkuara, këtë herë ka ulur tarifat. I tillë është edhe rasti i Fifit, që nëse do të ktheheshim disa vite para, artistja do të ishte ndër më të kërkuarat dhe më të paguarat.
Por 2 vitet e fundit, kanë qenë të vështira për të. Gjatë sezonit të verës, vetë Fifi deklaroi se kërkesat për netët live të saj kishin rënë ndjeshëm, duke red uktuar kështu edhe koncertet e saj. Natën e ndërrimit të viteve, Fifi do të jetë në Korçë, ku edhe pagesa do të jetë më e ulët se ajo që Fifi kërkonte deri para 2 vitesh.
Një tjetër artiste që ka një agjendë të ngjeshur në netët festive është edhe Aurela Gaçe. Përgjithësisht, artistja ka kënduar në klubin e saj, por që kur ky vend është mbyllur, edhe Aurela preferon të këndojë netë “live”, ndonëse jo shumë shpesh. Natën e ndërrimit të viteve, ajo do të jetë në Golem, me një pagesë goxha të majme, por gjithsesi larg asaj të kolegëve të saj.
Ndërkohë, edhe artistë të tjerë janë pronotuar në lokacione të ndryshme në vendin tonë, por edhe në Kosovë. Ndryshe nga vitet e shkuara, sivjet duket edhe më e lartë kërkesa për artistët Kosovar në vendin tonë, duke nxjerrë në vend të dytë artistët vendas. Prej disa vitesh tashmë, ata janë edhe më të paguarit, si në sezonin veror, ashtu edhe përgjatë festave të fundvitit.
Diskutime rreth kësaj post