Nga tërmeti nënujor me magnitudë 5.9 ballë të shkallës Rihter që goditi provincën indoneziane Aceh, nuk ka viktima apo dëme materiale.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti me magnitudë 5.9 ballë, epiqendra e të cilit ishte 362 kilometra në lindje të qytetit Sinabang, ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash nën det.
Ndërsa nuk janë raportuar dëme apo viktima deri më tani, Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës e Indonezisë ka paralajmëruar se nuk ka rrezik për cunami, por se mund të ketë pasgoditje.
Të paktën 331 persona humbën jetën nga një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter që ndodhi më 21 nëntor në Cianjur, Java Perëndimore.
Indonezia, një arkipelag i madh me më shumë se 270 milionë banorë, ndodhet në zonën sizmike të Paqësorit, e njohur edhe si “Unaza e Zjarrit”, ku lëvizjet sizmike dhe shpërthimet vullkanike janë më të zakonshmet në botë.
Diskutime rreth kësaj post