Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe në shumë qytete të zonës së ulët ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore duke krijuar mundësi për momente me pika shiu.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por edhe mesdita sjll një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 19°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke areritur në momente të vecanta shpejtësinë 35 km
Diskutime rreth kësaj post