Nga gjërat më të kërkuara në google nga shqiptarët është futja në listën e termave më të kërkuar dhe e faqeve koreane që shesin makina.
Në një intervistë televizive eksperti i IT-së Tomi Kallanxhi, theksoi se në vend të 11 të kërkimit në google që shqiptarët bëjnë në fushën e financave është kursi i këmbimit të “Ëoni-t”, monedhës koreane, me lekun.
Kjo sipas tij vjen pasi ka një numër shumë të madh kompanish shqiptare që tregtojnë makina nga Koreja e Jugut.
“Një nga trendet që po ndodh tani me shqiptarët është që janë të fiksuar pas Koresë së Jugut. Di thuash ti çfarë i lidh shqiptarët me Korenë e Jugut? Janë pikërisht makinat. E-car është një nga faqet koreane për makina. Në 13 dhe 11 ke, kërkime sa është Uoni korean me Euron dhe kjo vjen pasi është një trend i madh i kompanive shqiptare të importojnë makina nga Korea e Jugut.
Është stabël dhe nuk lëviz. Ka shqiptar që kanë shkuar në Korenë e Jugur dhe kanë hapur kompani vetëm për të imoprtuar makina në Shqipëri”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post