Elsa Lila ishte një ndër artistet që konkuroi në edicionin e 62-të të “Festivalit të Këngës” në “RTSH”. Ndonëse u përfol gjerë e gjatë në rrjet se ajo është përcaktuar fituesja, Elsa nuk arriti që të rrëmbejë asnjë çmim në këtë konkurs.
Këngëtarja ka reaguar ditën e sotme, përmes një postimi në Instagram duke i falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhënë në këtë eksperiencë.
“Faleminderit të gjithëve për dashurinë, mbështetjen dhe dëshirën për të dëgjuar muzikë të mirë! Kaluam së bashku një tjetër aventurë muzikore plot e përplot me emocione dhe të papritura! Por të papriturat, kur ke miq e dashamirës pranë, e bëjnë më të bukur udhëtimin, cilido qoftë ai! Duke ju uruar një vit plot dritë, ju përqafoj një e nga një e ju falënderoj çdo sekondë! Ju dua, Elsa”- ka shkruar ajo krahas fotos së saj duke buzëqeshur.
Diskutime rreth kësaj post