Ljupço Palevskit i është caktuar burgim i përkohshëm në “Institucionin e
Mbyllur Ndëshkues – Korrektues Belikesir”-Turqi, njoftojnë nga ministria e drejtësisë. Nga atje thonë se në shkresën nga Prokuroria Publike Republikane Belikesir-Turqi, informojnë se Palevskit i është caktuar burgim i përkohshëm në kohëzgjatje prej 40 ditëve.
MINISTRIA E DREJTËSISË
“Personit Lupço Palevski, i cili është arrestuar me urdhër arrest për
veprën penale ‘Vrasje me dashje të fëmijës’, në pajtim me Ligjin 6706, neni
14, me qëllim të sigurimit të ekstradimit të personit në shtetin e cekur
(RMV), në përputhje me nenin 16 të Konventës Evropiane për Ekstradimin e
Kriminelëve, i është caktuar burgim i përkohshëm në kohëzgjatje prej 40
ditë”.
Ljupço Palevski është i dyshuari i parë për kidnapimin dhe vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe berberit Pançe Zhezhovski . Palevski më 6 dhjetor ishte arrestuar në qytetin turk Baliksir. Pas arrestimit të tij, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i dërgoi kërkesë Turqisë për ekstradimin e tij.
Të dyshuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës janë edhe Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski të cilët janë pjesë e partisë “E Djathta” e të dyshuarit të parë, Ljupço Palevski si dhe babai i saj Aleksandar Gjorçevski.
Vanja u gjet e vdekur më 3 dhjetor në afërsi të Shkupit, pas denoncimit për zhdukjen e saj më 27 nëntor të këtij viti.
Diskutime rreth kësaj post