Janë lënë në burg edhe për dy muaj të tjerë Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Lajmi është konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”, njoftoi ajo.
Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Vrasja dyshohet se ishte porositur ngaq bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili e inskenoi ngjarjen si grabitje.
Diskutime rreth kësaj post