Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është zgjedhur nga “Opinion” si personazh i vitit për arritjen e Shqipërisë në Euro 2024 dhe zgjedhjen e tij si zv/President i UEFA-s.
Sa i përket Europianit, Duka tha në studio se ka shumë besim tek ekipi dhe një kalim i mundshëm i grupit.
“Ajo që kam këshilluar të tjerëve është ta shijojmë një herë këtë që kemi arritur sepse kemi nevojë ta shijojmë sepse nuk kemi shijuar shumë gjëra të bukura. Ta shijojmë deri në Qershor dhe ta shijojmë edhe pjesëmarrjen atje. Padyshim që kam shumë besim tek ekipi, siç kam pasur besim që e komentove me skepticizëm, kualifikimin në Europian, kam sërish besim që mund ta kalojmë grupin”, tha ai.
Ai foli edhe për zgjedhjen si zv/President i UEFA-s.
“Në rastin e zgjedhjes, Aliu e di më mirë se të tjerët, është çështje korrektese, çështje pune, çështje raporti, besimi dhe vlerësimi”, tha Duka./tvklan
Diskutime rreth kësaj post