Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani akuzoi SPAK se ka dështuar të bëjë detyrën me Sali Berishën. I ftuar dje në një media, ai theksoi se nëse Berisha nuk do të kishte zbatuar masën, sipas ligjit Prokuroria duhet ta kishte arrestuar në flagrancë, dhe nuk kishte pse të bënte kërkesë në Parlament. “Po e zë se masa që masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për Sali Berishën nuk është zbatuar.
Kush na e thotë këtë që Berisha është thirrur dhe nuk është paraqitur. Nëse Berisha nuk shkoi ditën e martë në SPAK pse nuk e arreston SPAK në flagrancë. Nuk kishte nevojë fare të shkonte në Kuvend. SPAK ka dështuar të bëjë detyrën. Nëse ai nuk u bind për masën e parë, çfarë garancie ka të bindet për masën tjetër. Prokurorët që nuk e bën një gjë të tillë sipas ligjit duhet të shkarkohen në vend”, deklaroi Manjani.
Diskutime rreth kësaj post