Udhëtimet për fundvit janë mëse të zakonshme në të gjithë botën, pasi është pikërisht periudha festive e plot dekorime, ajo që i tërheq më së shumti turistët për të vizituar një vend të ri.
E këtë vit të shumë janë dhe të huajt që kanë zgjedhur që festat dhe vitin e ri ta kalojnë në vendin tonë.
Ken është një prej tyre. E takuam teksa po merrte informacione për vendet që duhen vizituar në Tiranë. Ka ardhur për herë të parë në Shqipëri dhe ka mbetur i surprizuar nga atmosfera në kryeqytet.
“Ky është një qytet vërtet shumë i bukur dhe kam takuar njerëz shumë të mirë. Kam ardhur së bashku me mikun tim dhe mezi po presim të provojmë ushqimin tradicional të Shqipërisë. E njihja Shqipërinë por nuk e kisha iden se si dukej ndaj jam entuziast që ta eksplorojë. Periudha e festave është koha perfekte për ta vizituar pasi çdo gjë këtu është shumë bukur. Jam i surprizuar në fakt sepse ne mbërritëm në mbrëmje dhe e pam qytetin të ndricuar nga dritat dhe ngjante fantastik. Unë jetoj në Poloni por jam nga Japonia. Do t’u tregojë miqve të mi për Tiranën”- tha Ken.
“Gëzuar festat, faleminderit”.
Të njëjtën zgjedhje ka bërë dhe kjo familje nga Polonia, të cilët pushimet e tyre vendosën ti kalojnë në Tiranë për shkak se kushtontë më lirë krahasuar me vendet e tjera europiane.
“Ne jemi nga Polonia por jetojmë në Holandë. Kemi ardhur në Tiranë për një udhëtim familjar. Është impresionues si qytet, ka shumë festa, shumë njerez dhe nuk e prisnin që të ishte një qytet kaq europian. Ne zgjodhëm të vinim këtu prej çmimeve të lira, është më mirë se në vende të tjera në europë. Jemi shumë të lumtur që erdhëm. Gëzuar festat, duajeni njëri-tjetrin”– thanë ata.
Në fshatin e festave në sheshin ‘Skënderbej” mbizotëron hareja e festive dhe nuk mungojnë urimet për një vit të mbarë!
“Gëzuar festat”- kanë uruar italianët.
Diskutime rreth kësaj post