Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Ingrit Gjoni, ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta të motrës së saj.
Ajo shprehet e pikëlluar për ikjen e motreës së saj në moshë të re, se nuk do e kishte menduar kurrë që do i duhej të shkruante për ikjen e saj nga kjo botë.
Reagimi i këngëtares:
“Ky është publikimi më i vështirë që kam bërë në jetën time… Nuk e kisha menduar kurrë që do të shkruaja për ikjen e motrës sime, më të mirës prej nesh.
Ilda Gjoni, nuk ishte veç motra jonë e mrekullueshme, ajo ishte vajza shembullore, nëna më e përkushtuar e Anës, Vikit dhe Rodeos, bashkëshortja e lumtur e Mikenit, shoqja që kushdo do të donte, mikesha që e kishte zemrën hapur për të gjithë. Ishte buza e qeshur, për të njohur dhe të panjohur.
Ajo ishte tezja më fantastike, që u bë mami e dytë e Paridit. Unë nuk do mundem kurrë të shkruaj as 1% të asaj që meritonte Ilda. Besoj shumë që Zoti do ta shpërblejë me Parajsë për çdo gëzim që solli mes nesh në Tokë. Engjët dhe qielli janë shtëpia e saj sot dhe unë lutem për paqen e saj. Ilda, motra të do shumë gjithmonë dhe të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu.
Faleminderit të gjithëve ju për dashurinë dhe kujdesin e treguar ndaj nesh. Zoti ua shpërbleftë me të mira!
Përcjellja e fundit dhe homazhet do të bëhen më 29 dhjetor nga shtëpia funerale “Parajsa”, ora 14:00, në Sharrë”, ka shkruar Ingriti.
Diskutime rreth kësaj post