Fatura e ujit me një vlerë marramendëse në emër të saj i ka marrë jetën një të moshuare italiane. Viktima është Caterina Giovinazzo, 88-vjeçarja e cila u shtrua në spital pasi u ndje keq kur në duart e saj ra një faturë marramendëse e ujit (me vlerë 15,339 euro), për shkak të një gabimi, të pranuar më vonë nga kompania që menaxhon shërbimin.
E moshuara vdiq në prag të Krishtlindjeve dhe mediat italiane shkruajnë se familja e Caterinës kërkon sqarim për këtë çështje.
E moshuara duket se është ndjerë keq pak çaste pasi nusja i ka lexuar detajet e faturës që lidhet me periudhën gusht-tetor, e cila është marrë nga banka në datën 14 nëntor dhe është paguar automatikisht nga institucioni i kreditit.
Më pas u konstatua se konsumi maksimal i shtëpisë së gruas ishte disa metra kub për një tarifë prej 55 euro.
Diskutime rreth kësaj post