Ish-presidenti i Komisionit Evropian Jacques Delors, i përshkruar si arkitekti i BE-së moderne, ka vdekur në moshën 98-vjeçare.
Lajmin e ndarjes nga jeta të Delors e ka dhënë vajza e tij.
Kujtojmë se Delors ndihmoi në krijimin e tregut të vetëm duke lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda bllokut.
Duke shërbyer nga 1985-1995, ai hodhi gjithashtu bazat për monedhën e përbashkët evropiane, euron.
Por për ata që janë skeptikë ndaj integrimit, veçanërisht në Mbretëria e Bashkuar, ai shihej si një simbol i ndërhyrjes së Brukselit.
Diskutime rreth kësaj post