Teksa sot pritet që GJKKO të japë vendimin, për të cilin SPAK ka kërkuar ‘arrest shtëpiak’ me mbikëqyrje policore, djali ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha e ka cilësuar këtë një vendim grotesk.
Ai tha se do të bëjë çmos që të takojë babain e tij.
“Vendim grotesk. Kryetari i opozitës mbahet në arrest shtëpie, ndërkohë nuk ka akuzë. Vendimet e prokurorisë janë të turpshme. do bëj çdo lloj përpjekje që të takoj babain tim. Jam mbështetës i PD, kam qenë gjithmonë mbështes, por nuk kam qejf që të përfshihem politikisht.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post