Ditën e sotme, në orën 11:00, do të mbahet seanca në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, për miratimin e kërkesës së Prokurorisë për “arrest shtëpie”, për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Ditën e djeshme, seanca u shty dhe shkak u bë kërkesa e avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan më shumë kohë, që të njihet me aktet dhe provat e paraqitura nga Prokuroria.
Ata po ashtu, kërkuan përjashtim të gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se kjo e fundit ka konflikt interesi me ish-kryeministrin, i cili sipas tyre, e ka shkarkuar nga detyra në 1996.
Kuvendi të premten e shkuar vendosi me 75 vota pro heqjen e imunitetit, duke vendosur kështu Sali Berishën në dorë të drejtësisë.
Sakaq, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar “arrest shtëpie” për Berishën, me mbikëqyrje të punonjësve të Policisë së Shtetit
Diskutime rreth kësaj post