Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus udhëtoi drejt Suedisë, në qytezën Uddevalla, pikërisht aty ku jetonin Liridona Ademi dhe Naim Murseli.
Liridona u vra disa javë më parë në Prishtinë në një ngjarje të dyshuar të orkestruar nga bashkëshorti i saj si inskenim grabitje. Naim Murseli dhe dy persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Mes tyre është edhe Kushtrim Kokalla, kushëriri i Naimit, i akuzuar si bashkëpunëtor në krim.
Naim Murseli kishte një marrëdhënie të ngushtë me kushëririn e tij Kushtrim Kokalla. Person të cilin pavarësisht diferencës në moshë mes tyre, e merrte kudo dhe i financonte shpenzimet.
Madje siç shprehet babai i Naimit, ata me miratimin dhe të Liridonës, e merrnin pothuajse gjithmonë me vete me pushime.
Në këto pushime shihet qartë se Kushtrim Kokalla postonte foto të afërta vetëm me kushëririn e tij Naim Murseli duke mos përfshirë në foto të përbashkëta as Liridonën dhe dy fëmijët.
Në Uddevalla jeton dhe njëri prej vëllezërve të Kushtrim Kokallës, Astriti, që punon si shofer autobusi në këtë qytet. E kontaktuam për intervistë dhe refuzoi me arsyetimin se nuk di asgjë më shumë se sa ka dalë në media. Duke dënuar veprimin dhe nëse e ka bërë, të marrë dënimin e merituar.
Njeriut të ngushtë Kushtrim Kokallës, punonjes i FSK-së, Naim Murseli i besoi sekretin më të madh dhe më kriminal, planin për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona.
Ishte ky person që bëri rolin e ndërmjetësit dhe gjeti vrasësin me pagesë, bashkëfshatarin e tyre të Cermjanit, Granit Plava. Ky person di më shume se emri i qitësit ndaj Liridonës.
Diskutime rreth kësaj post