Tetë “Topa të Artë” të fituar nga Lionel Mesi janë një sukses i vërtetë për një futbollist përgjatë karrierës së tij. Ylli argjentinas ishte protagonist i një sezoni të jashtëzakonshmhëm, ndërsa fitoi edhe Kupën e Botës me përfaqësuesen, duke i shtuar listës së tij të gjatë të sukseseve, edhe trofeun e vetëm të fitoreve.
Por për vitin 2023, gjasat janë të pakta që lojtari i Inter Miami ta rimarrë sërish trofeun e lakmuar.
Sipas sajtit “onefootball.com” 5 kandidatët kryesorë për ta fituar “Topin e Artë” janë emra që kanë shkëlqyer me golat dhe paraqitjet e tyre.
I pari në listë është anglezi Xhud Bellingam, që ka magjepsur me paraqitjet e tij te Real Madridi.
20-vjeçari e ka përballuar më së miri presionin në “Santiago Bernabeu”. Pas tij vjen Kilian Mbape.! Është vetëm çështje kohe përpara se futbollisti më i mirë i gjeneratës së tij, ta marrë në duar këtë trofe.
Që nga viti 2017, ai ka qenë në dhjetëshen më të mirë falë paraqitjeve të bëra. Por nuk mund të lihet pas Heri Kejn, që me rrjetat e tij ka tronditur Bundesligën. Të rrallë janë sulmuesit që mund të realizojnë gola spektakolarë si kapiteni i Anglisë.
Nuk mund të lihet pas “makinave e golave” Erling Haaland. Ai ndihmoi Sitin të fitonte tripletë, ndërsa norvegjezi ka thyer edhe rekorde përpara porte.
Nëse Rodri vazhdon që të luajë ashtu siç bëri me Mançester Sitin në sezonin 2022/2023, atëherë ai do të marrë vlerësimin e merituar. Spanjolli ishte protagonist në pesë trofetë e fituar nga Siti në vitin 2023.
Diskutime rreth kësaj post