Një vit pas ndarjes nga Gerard Pique, Shakira duket se po krijon një marrëdhënie të re të qëndrueshme. Mediat spanjolle shkruajnë se 46-vjeçarja është afruar me Rafael Arcauten, një producent muzikor argjentinas, i cili duket se i ka ndezur emocionet pozitive pas një viti të lodhshëm për yllin e Pop-it latin.
Ajo që e bind më shumë artisten është prania e 44-vjeçarit që e mbush me buzëqeshje dhe qetësi ndërsa mësohet se ai është shumë i kujdesshëm në hapat që hedh në këtë marrëdhënie me artisten e cila pritet se si do të shkojë në të ardhmen.
Arcaute është mjaft i suksesshëm në fushën e muzikës dhe është vlerësuar me 18 çmime Grammy gjatë karrierës së tij 21-vjeçare.
Diskutime rreth kësaj post