Sot janë bërë një vit që nga nisja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania. Në këtë reality shou doli fitues artisti shkodran, Luiz Ejlli, i cili njëherësh ishte sensacion i këtij viti.
I njëjti në po këtë spektakël njohu edhe dashurinë e jetës, pasi krijoi një lidhje e u martua me prezantuesen Kiara Tito.
Teksa ata tani pritet të bëhen prindër së shpejti, këngëtari ka bërë një gjest të bukur kundrejt moderatores.
Pikërisht në njëvjetorin e njohjes, 38 vjeçari ka bërë një tatuazh për partneren e tij.
Krijuesi i hitit “Ninulla e Vetmisë” bëri tatuazh portretin e Kiarës në krah, ku edhe tashmë është ndarë në rrjete sociale.
Ata kanë qenë në vëmendje të madhe dhe një çift shumë i komentuar në internet e kudo.
Diskutime rreth kësaj post