Ndërsa viti i ri po troket, “Më lërë të flas” ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve kulminante që shoqëruan vendin tonë përgjatë vitit 2023, duke lënë një impakt të gjerë në publikun shqiptarë.
Mes këtyre eventeve të bujshme, ishte edhe sulmi me armë ndaj godinës së një medie të lirë si Top Channel. Në orët e para të mëngjesit të 27 marsit, Top Channel u godit nga një sulm terrorist si pasojë e të cilit humbi jetën një nga rojet e sigurisë, i ndjeri Pal Kola.
Të pyetur për këtë rast, gazetari Blendi Salaj dhe analisti Adriatik Lapaj e kanë konsideruar këtë një ndër ngjarjet më të trishta të vitit 2023, autorët e të cilës nuk janë kapur akoma.
Ndërsa Salaj tha se ato të shtëna ishin një plumb për gazetarinë, aktivisti Lapaj vuri në dukje se përsakohë politika dhe biznesi në vendin tonë të bëjnë flirt me krimin, krimi bëhet i fortë dhe superior ndaj shtetit.
A është ky jo vetëm një akt kriminal, por sulmi më i egër ndaj medies shqiptare?
Blendi Salaj: Mendoj që është në mos më i egri, ndër më të egrit. Nuk ka ndodhur herë të tjera që një plumb të shtihet në drejtimin e një medie dhe fatkeqësisht kolegu ynë këtu humbet jetën si pasojë e kësaj. Një familjar… Plumbi nuk ishte për atë, plumbi fatkeqësisht e mori atë, por nuk ishte për të. Ishte për Top Channel, ishte për gazetarinë, ishte kundër fjalës së lirë.
Mund të sillesh si të duash, por në thelb nëse do të flasësh, ti duhet ta paguash atë me jetën. Jeta në këtë rast ishte e një punëtori. Por ky rast duhet të mobilizojë të gjithë shoqërinë sepse nuk mundesh që për shkak se jep ide, se je pro apo kundër diçkaje të rrezikosh jetën. Kjo është diçka që shënoj këtë vit. Një ndër ngjarjet më të trishta të këtij viti.
Donaldi: Adriatik, sa normale të duket që Top Channel të goditet me armë?
Adriatik Lapaj: Nuk ka se si të jetë normale. Nuk është normale të qëlluarit me armë ndaj një objekti çfardo, ndaj një individi të zakonshëm të Republikës së Shqipërisë, jo më ndaj një institucioni që është television kombëtar.
Donaldi: Të goditet me armë media më e madhe kombëtare në vend dhe autorët nuk janë kapur akoma?
Adriatik Lapaj: “Shqipëria ka një problem shumë të madh me flirtin që bën me krimin. Politika, biznesi në këtë vend fatkeqësisht bëjnë flirt me krimin. Krimi e ka tmerr të madh shtetin njëlloj si djalli tejmanin, por krimi bëhet i fortë dhe superior ndaj shtetit në momentin që ulet në tavolinë me shtetin” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post