Këtë të shtunë, emisioni “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, ka pasur një intervistë me tenorin shqiptar, Armaldo Kllogjeri, i cili ka folur se si ka qenë 2023-shi për të. Ai trego se ky vit ishte plot sfida dhe momente të bukura.
Përpos këtyre, tenori u ndal edhe tek hyrja e tij në ‘realit show’-n, “Big Brother Vip Albania”, duke u shprehur se nuk është penduar për asgjë.
Ndërsa për fituesin e emisionit, Armaldo tha se nuk do të flasë për një kohë të gjatë me të.
Orinda Huta: Armaldo, unë nuk do të lë pa pyetur për gjëra të tjera të 2023-shit. Ka nisur në Krishtlindjet e 2022-shit gjithçka në fakt dhe vazhdon edhe zgjat “Big Brother”-i për ty. Pendohesh ndonjëherë që u përfshive?
Armaldo Kllogjeri: Unë asnjëherë nuk kam për t’u penduar gjatë gjithë rrugëtimit të jetës time, për atë që kam bërë. “Big Brother” ka qenë një eksperiencë shumë e fuqishme në jetën time.
Orinda Huta: Çfarë do të bëje ndryshe Armaldo?
Armaldo Kllogjeri: Nuk është se do bëja ndonjë gjë të madhe ndryshe. Sepse aty mund të jesh ndryshe javën e parë, jashtë karakterit tënd, personalitetit tënd, por prapë ti do shfaqësh vetveten. Aida (gruaja) ka qenë kundër që unë të bëhesha pjesë e atij formati, por kur dola nga ai format është ndjerë shumë krenare sepse ka parë tek unë edhe shumë cilësi të tjera, që ndoshta s’i kishte vënë re në jetën e përditshme.
Orinda Huta: Kur shikon që ti je pjesë e portaleve shpeshherë dhe vazhdon akoma, sidomos kur ke përballje me fituesin. Luizin. Si ndihesh? Flisni bashkë?
Armaldo Kllogjeri: Jo nuk flasim, nuk përshëndetemi dhe nuk mendoj se do të flasim për një kohë të gjatë.
Orinda Huta: Përse thua për një kohë të gjatë?
Armaldo Kllogjeri: Po sepse, unë mendoj se Luizi duhet t’i kthehet pak jetës së përditshme, jetës normale. Jo të vazhdojë të mendojë “Big Brother”-in akoma, lojën.
Orinda Huta: E pe filmin e tij?
Armaldo Kllogjeri: Po e pashë.
Orinda Huta: Të pëlqeu?
Armaldo Kllogjeri: “Filmi më pëlqeu, film i bukur.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post