Kur je një këngëtar aq i njohur sa Bujar Qamili, Viti i Ri të gjen më shumë nëpër koncerte, qofshin ato jashtë ose brenda vendit, sesa me familjen.
I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Qamili u shpreh se janë bërë gati 27 vite që nuk i kalon festat e fundvitit në shtëpi. Madje, kur hipi në studion lëvizëse, ai tregoi se sot do të nisej për në Ankona dhe Milano të Italisë, pasi do të performojë në dy koncerte.
Mesa duket, edhe këtë vit këngëtari do të jetë i zënë me punë, por i ka dhënë fjalën familjes se vitin tjetër do e festojë me ta Vitin e Ri.
Aldo: Po të ka marrë malli o Bujar, ta kalosh njëherë Vitin e Ri me robtë e shtëpisë. Domethënë, të jesh kështu qetë fare, të ikësh me ndonjë vend, të mos hapësh as telefonin. Apo e ke harruar si bëhet?
Bujar Qamili: E kam harruar si bëhet. Më ka shkuar në mendje vazhdimisht kjo punë Aldo, edhe gjithmonë them para se të vijë Viti i Ri, them që këtë vit nuk do iki, do rri në shtëpi do e bëj me ata të familjes. Sepse u bënë gati, pa ekzagjerim, u bënë gati 27 vite që unë nuk e bëj Vitin e Ri në shtëpi.
Aldo: E do robi njëherë me i vendosur drynin.
Bujar Qamili: Duhet.
Aldo: S’të vjen më. Iku jeta, 27 vite dhe pa festuar asnjëherë me ata të shtëpisë?!
Bujar Qamili: Pa festuar asnjëherë me ata të shtëpisë.
Aldo: Anuloje more burrë këtë vit, nami u bëftë.
Bujar Qamili: Edhe këtë vit, i kam dhënë fjalën.
Aldo: Cili është projektimi që i bënë për 2024-ën familjes, tani?
Bujar Qamili: E dashur grua, të dashur fëmijë, nipa, mbesa, vitin që vjen kam frikë se prapë nuk ka për të më gjetur në shtëpi.
Aldo: Po pse more burrë? Po një natë është more burrë, s’u bë qameti.
Gjatë intervistës, Bujar Qamili gjithashtu i kërkoi të faluar familjes që në vitin 2023 nuk ka pasur më tepër kohë për ta.
Aldo: I dashur Bujar, kujt do i thoje në 2023-shin faleminderit dhe kujt më fal?
Bujar Qamili: “Faleminderit do i thosha të madhit Zot. I cili po më mban jetën, shëndetin dhe zërin. Dhe më fal do i thoja, sinqerisht, do i thoja familjes. Sepse, të them të drejtën nuk kam arritur që… kam plotësuar po të thuash të gjitha kushtet, qejfet më tepër, qejfet e tyre sepse nuk kam pasur kohë. Jam marr gjithmonë me këto aktivitetet. Vetëm atyre do i kërkoj të falur.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post