Në një konferencë për gazetarët, udhëheqësit e koalicionit Lidhja Evropiane për Integrim Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi kanë folur për synimet e këtij koalicioni.
Ata kanë thënë mes tjerash se pjesë e këtij koalicioni është edhe Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.
Të pyetur nga Zhurnal se si do jetë forma e pjesëmarrjes së VV-së në garën zgjedhore, Izet Mexhiti bëri të ditur se në listën e LEN-it do të ketë edhe kandidat të Vetëvendosjes.
“Me ne është edhe Vetëvendosje. Në listën tonë do të ketë edhe kandidat të Vetëvendosjes, ndoshta edhe me kandidat presidencial që do e propozon ky koalicion. Ende nuk është vendos cili, sepse ende është herët”, tha Mexhiti në takimin me gazetarët për Zhurnal.
Udhëheqësia e LEN poshtu kanë paralajmëruar se nëse nuk u jepet vendi i anëtarit në KSHZ, atëherë nga viti i ri do të lëshojnë Kuvendin dhe do të radikalizojnë veprimet e tyre.
Diskutime rreth kësaj post