Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë dhe se është mbajtur një takim i nivelit të lartë të mbrojtjes me SHBA-në në Uashington.
“Në takimin, i cili ishte pozitiv dhe konstruktiv, u zhvilluan diskutime dhe shkëmbim mendimesh për çështjet e sigurisë rajonale dhe globale si dhe për mbrojtjen dypalëshe, trajnimin ushtarak dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Në deklaratë thuhet se takimi i radhës pritet të mbahet vitin e ardhshëm në Turqi.
Çështjet kryesore të lidhura me mbrojtjen midis vendeve përfshijnë ofertën e Ankarasë për të blerë avionë luftarakë F-16 nga SHBA, anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe luftën e Turqisë kundër terrorizmit, duke përfshirë grupin terrorist PKK/YPG, të cilin SHBA e mbështet.
Zyrtarët në të dy vendet kanë shprehur mundësinë që parlamenti turk dhe Kongresi i SHBA-së, së shpejti, pothuajse në të njëjtën kohë, të ndërmarrin hapa për çështjet e F-16 dhe Suedisë.
Turqia ka kritikuar prej kohësh mbështetjen e SHBA-së për terroristët e PKK/YPG-së. Teksa Uashington-i pretendon se luftojnë terroristët e DEASH-it me ndihmën e aleatëve të saj PKK/YPG, Ankaraja thotë se nuk ka kuptim përdorimi i një grupi terrorist për të luftuar një tjetër.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK – e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega e siriane e PKK-së.
Diskutime rreth kësaj post