Të shumtë kanë qenë dëshmitarët e ngjarjes së djeshme, ku një i ri hapi zjarr ndaj studentëve në Universitetin e Pragës në Çeki, dukë lënë të vdekur 14 persona dhe 24 të plagosur.
Një prej tyre është edhe Jakob Weizman, i cili ishtë në klasën 309A së bashku me pedagogen e tij, duke dhënë provimin e gjuhës shqipe.
Ai thotë se papritur dëgjoi të shtënat dhe ulërimat dhe së bashku me mësuesen vendosën të mbyllin derën me të gjitha mobiliet që kishte në klasë.
“Disa minuta pasi mbyllëm derën tonë, personi i armatosur u përpoq ta hapte atë”, tha Weizman për The Guardian.
“Ai shkoi në çdo klasë për të parë nëse kishte njerëz në të që mund të qëllonte.” Duke pritur dhe duke shpresuar për një shpëtim nga policia, Weizman u përpoq të kontaktonte të afërmit e tij.
“Unë u përpoqa t’u tregoja njerëzve, përfshirë nënën dhe të dashurën time, se çfarë po ndodhte. Nuk je kurrë i përgatitur për një situatë të tillë.’
Pas rreth një ore, dyshja u shpëtuan dhe u shoqëruan nga policia.
“Ndërsa dolëm jashtë, pamë gjak kudo në ndërtesë.” Megjithatë, procesi i vështirë i rimëkëmbjes mendore sapo ka filluar tani. “Unë nuk mendoj se do të mund të shkel përsëri në fakultet”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post