Gjykata Kushtetuese nuk e ka legjitimuar kërkesën e bërë nga PD për rrëzimin e marrëveshjes së Shqipërisë me Italinë, për emigrantët.
Në njoftimin zyrtar, Gjykata Kushtetuese thotë se në kërkesën e PD nuk provohet interesi i saj i drejtpërdrejtë në çështjen kushtetuese të ngritur.
NJOFTIM
Në datën 06 nëntor 2023, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Italiane, kanë nënshkruar Protokollin “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”. Në datën 17 nëntor 2023 Këshilli i Ministrave ka paraqitur në Kuvend projektligjin dhe aktin bashkëlidhur atij, shoqëruar me relacionin përkatës dhe Kuvendi nuk ka përmbyllur ende procedurën e ratifikimit.
Në datën 06 dhjetor 2023, Partia Demokratike Shqipërisë, ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për kontrollin e kushtetutshmërisë së këtij protokolli, pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikim, si dhe shfuqizimin e tij si të papajtueshëm me Kushtetutës. Kërkesa u kthye administrativisht për plotësim dhe u regjistrua përfundimisht në Gjykatë në datën 12.12.2023.
Sipas kërkueses, protokolli cenon sovranitetin e Republikës së Shqipërisë, të garantuar nga nenet 3, 4, dhe 7 të Kushtetutës në drejtim të kalimit të territorit dhe të ushtrimit të pushtetit shtetëror shteti të juaj, si dhe procedurën kushtetuese të lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare për shkak të mungesës së plotfuqive të lëshuar nga Presidenti i Republikës dhe mungesës së transparencës së negociimit të saj.
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese e në datën 11 18 dhjetor 2023, pasi mori në shqyrtim paraprak kërkesat e mësipërme, vendosi t’i kalojë ato për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve.
Mbledhja e Gjyqtarëve, e mbledhur sot në datën 22 dhjetor 2023, me shumicë votash, vlerësoi se kërkuesja nuk legjitimohet ratione personae, për këto arsye;
Sipas nenit 134, pika 1, të Kushtetutës, partitë politike kanë të drejtën të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues. Megjithatë sipas nenit 134 pika 2 të Kushtetutës ato kanë detyrimin për të provuar lidhjen e domosdoshme që duhet të ekzistojë ndërmjet interesave të tyre dhe çështjes kushtetuese të ngritur. I njëjti kusht për të provuar interesin në rastin e marrëveshjeve ndërkombëtare parashikohet edhe në nenin 52 pika 21 ligjit organik të Gjykatës.
Gjykata vlerësoi edhe jurisprudencën e saj lidhur me legjitimimin e partive politike në procedurat e kontrollit abstrakt të akteve normative, në të cilën është shprehur se statusi i tyre, në kuptim të nenit 9 të Kushtetutës si parti parlamentare ose roli që ato luajnë në formimin e vullnetit politik të zgjedhësve në të gjitha fushat e jetës publike, nuk prezumon të mirëqenë interesin e partive politike për vënien në lëvizje të Gjykatës në kuptim të nenit 134 pika 2 të Kushtetutës. Interesi quhet i justifikuar nëse arrin të provohet nga vetë partia politike se pasoja negative është e drejtpërdrejtë reale dhe, sipas rastit, e lidhur ngushtë të Gjykatës Kushtetuese). me funksionet e saj (shih vendimet nr. Shqip 28, datë 30.06.2021
Po ashtu, Mbledhja e të vënë në lëvizje se mundësia e partive politike për Gjyqtarëve vlerësoi kontrollin kushtetues ekziston edhe në rastin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat gjithashtu duhet justifikuar interesi i tyre. Qëndrimi i mbajtur nga Gjykata në gjykimin kushtetues të marrëveshjes së detit (vendimi nr. 15, datë 15.04.2010) nuk është i zbatueshëm në rastin konkret pasi në atë rast, Gjykata legjitimoi partinë politike parlamentare në kontekstin e një situate të veçantë institucionale që lidhej me procedurat në zhvillim e sipër të konstituimit të legjislaturës së re parlamentare dhe verifikimit të mandateve të reja të deputetëve. Duke analizuar këtë jurisprudence, Mbledhja e Gjyqtareve janë të ndryshme nga ajo e rastit të marrëveshjes së detit, pasi legjislatura e Kuvendit është tërësisht funksionale dhe nuk ka ndonjë pengesë për subjektet e tjera të pakushtëzuara (përfshi 1/5 e deputetëve), siç ishte rasti në marrëveshjen e detit, për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues. Gjithashtu, vlen të përmendet se Gjykata është duke e shqyrtuar tashmë kushtetutshmërinë e Protokollit “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”.
Për sa më lart, Mbledhja e Gjyqtarëve arriti në përfundimin se kërkuesja, Partia Demokratike e Shqipërisë, nuk legjitimohet ratione personae t’i drejtohet Gjykatës, pasi nuk provohet interesi i saj i drejtpërdrejtë në çështjen kushtetuese të ngritur, në kuptimin që protokolli të ketë sjellë pasoja negative për statusin ose funksionet e saj, ndaj vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, që do të thotë se kërkimet dhe pretendimet e kërkueses nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre.
Diskutime rreth kësaj post